Pse duhet të hani një grusht rrush të thatë çdo ditë - Gazeta Express
string(52) "pse-duhet-te-hani-nje-grusht-rrush-te-thate-cdo-dite"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

12/04/2022 1:10

Pse duhet të hani një grusht rrush të thatë çdo ditë

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

12/04/2022 1:10

Mund të mos jeni adhurues i rrushit të thatë, por nëse filloni dhe e konsumoni, atëherë do të kuptoni se vlerat e tij janë shumë të mëdha.

Përpos që ndihmon në humbjen e peshës, rrushi i thatë është i mirë edhe për eshtrat.

Lexo Edhe:

Edhe pse rrushi i thatë nuk do t’ju ndihmojë drejtpërdrejt të humbni kilogramët e tepërt, ai ndihmon në mënyrë indirekte,  transmeton portal arbresh.   Konsumimi i rrushit të thatë çdo ditë mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe të jeni shumë elastik.

Rrushi i thatë është i pasur me fibra dhe ndihmon në përshpejtimin e procesit të tretjes.

Njerëzit që vuajnë nga obeziteti kanë strukturë të dobët të eshtrave, prandaj atyre u rekomandohet që të konsumojnë rrush të thatë.

Për shkak se përmban sheqer natyral, rrushi i thatë do t’ju bëjë të keni më pak dëshirë për ëmbëlsirat gjatë dietës, duke i bërë kockat tuaja më të forta dhe më të shëndetshme.