string(77) "pse-donnarumma-nuk-mundi-ta-shijonte-plotesisht-fitoren-ne-ligen-e-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

04/06/2025 16:59

Pse Donnarumma nuk mundi ta shijonte plotësisht fitoren në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

04/06/2025 16:59

Gigio Donnarumma pranoi se nuk mundi ta shijonte plotësisht triumfin e PSG-së në Ligën e Kampionëve, pasi e arriti atë kundër “vëllezërve” që luanin për Inter.

Donnarumma foli në një konferencë për shtyp në Coverciano të mërkurën.

Portieri është fitues i freskët i Ligës së Kampionëve me PSG-në dhe gjatë grumbullimit të kombëtares italiane, është bashkuar me lojtarët e Interit: Nicolò Barella, Alessandro Bastoni, Davide Frattesi dhe Federico Dimarco.

Një gazetar e pyeti sesi e pritën lojtarët e Interit në Coverciano dhe nëse kishte bërë ndonjë shaka pas fitores 5-0 në finalen e Champions-it.

“Nuk kam thënë asgjë,” pranoi Donnarumma.

“Pati një përqafim shumë të ngrohtë me shokët e skuadrës pas ndeshjes. Ishte një moment shumë i lumtur për mua. Por e vërteta është që e pata të vështirë ta shijoja plotësisht, sepse përballë kisha vëllezër me të cilët gjithmonë kam luftuar krah për krah. Pati një përqafim shumë të bukur në fund të ndeshjes. Diçka e veçantë, që kishte shumë kuptim për mua. Nuk kemi folur fare këtu për ndeshjen, as nuk kemi bërë shaka. E vetmja gjë që kemi bërë është të përqendrohemi tek forca që na duhet për këto dy ndeshje dhe të japim gjithçka së bashku.”

Donnarumma flet për thashethemet mbi një transferim te Interi

Ironikisht, agjenti i Donnarumma-s u pa në zyrat e Interit të mërkurën, por nuk besohet se është diskutuar rreth kapitenit të Italisë.

Gjithsesi, Donnarumma tha se ndihet i lumtur në Paris dhe dëshiron të zgjasë kontratën me gjigantët francezë.

Agjenti i tij, Enzo Raiola, po vazhdon bisedimet me PSG-në për një marrëveshje të re, pasi kontrata aktuale e portierit përfundon në qershor 2026. /GazetaExpress/

aaaaa