Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës, Ramadani e zbulon profilin e bashkëautores së kryeparlamentarit - Gazeta Express
string(152) "pse-dimal-basha-e-njeh-jana-arsovsken-ka-bere-lufte-hibride-kunder-kosoves-ramadani-tregon-disa-detaje-per-bashkeautoren-e-bashes-ne-shkrimin-per-uck-ne"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 22:06

Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës, Ramadani e zbulon profilin e bashkëautores së kryeparlamentarit

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 22:06

Burim Ramadani, analist në “Pressing” të T7, ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e punimit ku akuzon rëndë UÇK-në bashkë me Dimal Bashën, tash kryeparlamentar i Kosovës.

Ramadani tha se, pyetja është si e  njeh Basha atë dhe shkruan punime me të.

Ai ka treguar se preokupimi i Arsovskes është “krimi i organizuar shqiptar”, madje ajo thotë Ramadani edhe “kulturën shqiptare e sheh me elemente bazike të krimit të organizuar”.

Për Ramadanin, Arsovsken i plotëson kushtet që nga Kosova dhe Shqipëria të shpallet person non grata.

“Punimi i Dimalit, për mua pyetja është pse Dimal Basha si student apo kryetar Kuvendi e njeh Jana Arsovsken? Kush është Jana Arsovska, është një maqedonase që herë jeton në Belgjikë herë në SHBA, e cila prokupimin e vetëm jetësor akademik të hibrides i ka shqiptarët, UÇK-së, krimin e organizuar shqiptar kudo, madje ajo thotë se kultura shqiptare është pjesë elementeve bazike të krimit të organizuar shqiptar. Pra, ajo e shpjegon Ballkanin përmes krimit të organizuar shqiptar sipas saj”, ka thënë ai. /Gazeta Express