Pse dha dorëheqje Steven Spielber nga regjia e Indiana Jones 5? - Gazeta Express
string(62) "pse-dha-doreheqje-steven-spielber-nga-regjia-e-indiana-jones-5"

Pse dha dorëheqje Steven Spielber nga regjia e Indiana Jones 5?

Arte

Gazeta Express

30/04/2021 0:51

Steven Spielberg ka punuar disa nga filmat më të mëdhenj në histori, përfshirë edhe filmat me Indiana Jones – por pse ai dha dorëheqje nga pjesa e fundit e këtij filmi?

Steven Spielberg, i cili ka punuar filmat më të mirë në histori, ku ka punuar po ashtu me aktorët më të mirë në film. Një ndër këta është Harrison Ford, me të cilin Steven ka punuar pjesët e tjera të Indiana Jones. Steven ka bërë regjinë e katër pjesëve të këtij filmi, por pjesa e pestë do të bëhet me regji të James Mangold, transmeton GazetaExpress.  

Lexo Edhe:

Shtrohet pyetja, pse dha dorëheqje Spielberg nga Indiana Jones?

Steven kishte kontratë edhe për pjesën e pestë të filmit të Indiana Jones, megjithatë, për çudinë e të gjithëve ai u largua pa paralajmërim.

Në shkurt të vitit 2020, kur ishte paralajmëruar ky film, Steven tha se ai do ia kalonte këtë film një gjenerate të re.

Fansat e filmit menduan se kjo ndodhi për shkak se pas “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, do të ishte Shia LaBoeuf që do të luante rolin kryesor në film.

Megjithatë, me Harrison Ford që ende është mirë si një Indie i vërtetë, “gjenerata e re” ishte në dyshim, kështu që fansat filluan të kërkojnë arsye të tjera pas largimit të Stevenit, edhe pse ai ende mbetet producent i filmit.

Në tetor të vitit të kaluar, skenaristi David Koepp kishte pranuar se ka disa dallime kreative në mes të Steven dhe skuadrës ishin, e cila gjë duket se është arsyeja reale për largimin e tij nga karrigeje e regjisorit.

“U përpjeka për të bërë disa versione të ndryshme me Stevenin, edhe ata kishin disa gjëra të mira por disa gjëra nuk funksionuan, të cilat edhe ndodhën”, tha David për Den of Geek, transmeton GazetaExpress.

“Por, ishte shumë e vështirë që të gjithë të bashkoheshim së bashku me tërë këto elemente – Steven, Harrison (Ford), skenari dhe Disney. Nuk funksiononte”.

“Kur erdhi James Mangold dhe Steven Spielberg u largua, kjo kishte paksa kuptim logjik”.

“Është një kohë kur largohesh për shkak se mendon se e vetmja gjë që dëshiron një regjisor i ri është skenaristi i regjisorit të vjetër”.

David është duke punuar në skenarin e filmit bashke me Jonathan Kasdan, por kur Steven u largua, kështu bën edhe ata dhe James solli në ekip skenaristët e tij.

Në një cicërimë të prillit më 2021, James konfirmoi skenaristët e ri duke shkruar: Komunikata e kaluar përmendi skenaristët por mendoj se ata janë larguar dhe duhet zëvendësim…

“Skenaristët e tanishëm janë Jez dhe John-Henry Butterworth (me të cilin kam punuar në FvF) dhe unë”.

FvF është filmi “Ford vs Ferrari” apo “Le Mans 66”, film i nominuar për Oscar dhe në të kishte punuar James.

Jez dhe John-Henry po ashtu kanë punuar së bashku në filmin e Tom Cruise, “Edge of Tomorrow” dhe James Brown në filmin biografik “Get On Up”, në të cilin luan Chadwick Boseman.

Një prurje e fundit në ekipin e filmit të ri të Indiana Jones është Phoebe Waller-Bridge, e cila ka punuar në skenar në të kaluarën, si në filmin “No Time to Die”.

Aftësitë natyrale të Phoebes për të shkruar, bëjnë që ajo është aty për të ndihmuar në skenarin e filmit, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.

“Mezi pres për ta filluar një aventurë të re, duke bashkëpunuar me një skuadër ëndrrash që kanë bërë filmat më të mirë te të gjitha kohërave”, ka thënë James në një deklaratë në fillim të vitit.

“Steven, Harrison, Kathy, Frank dhe John janë heronjtë artistik për mua”.

“Kur shtohet këtu edhe Phoebe, një aktore e mahnitshme, një zë brilant kreativ dhe kiminë që ajo do ta sjell në sjell, s’mund të them asgjë pos që jam me fat që jam në Indiana Jones”.

Kathy ai i referohet Kathleen Kennedy, pronares se Lucasfilm dhe Frank Marshalit që bashkë formuan kompaninë e produksionit Amblin Entertanment bashkë me Stevenin. /GazetaExpress/