Pse BE nuk i hoqi vizat?Kurti ka një mesazh për Macron dhe kryeministrin holandez - Gazeta Express
string(80) "pse-be-nuk-i-hoqi-vizatkurti-ka-nje-mesazh-per-macron-dhe-kryeministrin-holandez"

Pse BE nuk i hoqi vizat?Kurti ka një mesazh për Macron dhe kryeministrin holandez

Lajme

Gazeta Express

27/06/2022 22:03

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë për mosliberalizimin e vizave se disa shtete të Bashkimit Evropian për tremben pa arsye.

Franca dhe Holanda janë dy shtetet e BE-së që po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lexo Edhe:

E këtë frikë të këtyre shteteve kreu i ekzekutivit kosovar e ka quajtur “iracionale”.

Por Kurti ka thënë se pos kësaj pengese, Kosova po e vuan imazhin e keq së të kaluarës.

“Mendoj që bëhet fjalë për një imazh të keq për korrupsionin e krimit. Tash jemi përmirësuar shume”, ka thënë Kurti në “Syri TV”, të hënën.

Kurti ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave. /Express