Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë së fundi një imazh nga stërvitja e saj e radhës.
Në foto ajo shfaqet në një sallë palestre krejtësisht të boshatisur, ku duket sikur po ushtron e vetme, pa askënd rreth.
Kjo ka ngritur pyetjen tek ndjekësit: pse askush tjetër nuk po ushtron në të njëjtin vend me Luanën?

Disa fansa kanë komentuar me humor se prania e Luanës dhe linjat e saj perfekte mund ta “trembin” konkurrencën, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo thjesht zgjedh orare të qeta për t’u fokusuar maksimalisht tek rutina e saj pa distraksione.
Ndërkohë, Luana shihet e motivuar, e lumtur dhe me energji, duke treguar se puna e përditshme dhe disiplina janë çelësi për formën e saj fizike. /GazetaExpress/