Pse arkitektura e Parisit e bën këtë qytet kaq romantik - Gazeta Express
string(55) "pse-arkitektura-e-parisit-e-ben-kete-qytet-kaq-romantik"

Pse arkitektura e Parisit e bën këtë qytet kaq romantik

Fun

Gazeta Express

01/07/2022 20:50

Parisi është qyteti i dashurisë dhe ka shumë gjëra që e bëjnë atë një nga qytetet më romantike në botë.

Në mbarë botën, Parisi njihet si qyteti i dashurisë. Por çfarë e bën atë kaq romantik? Sigurisht që ai nuk është i vetmi qytet romantik i Europës. Arkitektura gotike dhe statujat e jashtëzakonshme të Pragës e bëjnë atë gjithashtu një qytet romantik.

Lexo Edhe:

Venecia, nga ana tjetër, është një qytet unik romantik, me kanalet ujore elegante dhe gondolat e përjetshme. Pra, çfarë e bën Parisin kaq të veҫantë?

Qytetet romantike të Europës kanë karakteristika shumë të dallueshme dhe një nga gjërat që e veçon Parisin është arkitektura.

Parisi është padyshim një nga qytetet që duhet të konsideroni për të vizituar për Shën Valentin, për disa pushime të paharrueshme. Thënë kjo, ka shumë destinacione të tjera në Francë që shumë njerëz i konsiderojnë po kaq romantike.

Çfarë e bën Parisin romantik?

Pjesa më e madhe e arkitekturës historike të Parisit vjen nga fillimi i shekullit të 19-të, periudha e çlirimit artistik dhe letrar të romantizmit.

Ndoshta, romantizmi ndihmohet edhe nga kultura franceze, e cila në vetvete është shumë romantike në një mënyrë të veҫantë, që e dallon nga fqinjët e saj më të ashpër anglezë dhe gjermanë.

Disa nga elementet romantike të Parisit:

• Bulevardi Saint-Germain

• Lumi i Senës

• Katedralja e Notre Damit

• Kulla Eifel

• Pont Des Arts

Parisi është një vend ku çiftet përjetojnë kujtime të paharrueshme në tarracat e kafeneve të Bulevardit Saint-Germain dhe duke shëtitur përgjatë brigjeve të mjegullta të lumit të Senës. Më tutje ngrihet Katedralja e Notre Dame – e famshme për bukurinë e saj elegante, e cila është përjetësuar në filma si ” Hunch-Back of Notre Dame” nga Disney.

Fatkeqësisht, Notre Dame u pushtuar nga një zjarr i madh disa vite më parë (2019) dhe aktualisht është në restaurim. Katedralja në Paris tani është e hapur për publikun, por pjesa tjetër e katedrales pritet të përfundojë në vitin 2024.

Pranë Notre Dame ndodhet Pont des Arts – ura e famshme romantike me dryna të panumërt dashurie. Ose, të paktën, kështu ka qenë më parë, pasi Parisi i ka hequr shumicën e këtyre drynave. Në vitin 2015, ura besohej se kishte mbi një milion drynë që së bashku peshonin rreth 45 tonë – një peshë që ura nuk ishte projektuar për ta mbajtur.

Zbuloni vendet romantike të Parisit

Parisi është një qytet me bulevarda të gjera dhe me shumë kopshte luksoze. Ai është një qytet ku një çift mund të zbulojë karakterin dallues të çdo lagjeje, duke u endur nëpër labirintin e rrugëve mesjetare.

Pjesa më e madhe e hijeshisë së Parisit është te detajet – rrugët me kalldrëm, rrugicat e ngushta, butikët, sheshet e veçuara, sallonet elegante dhe shumë më tepër. Bukuritë e Parisit duhen shijuar duke i eksploruar ato.

Kulla Eifel – struktura më romantike e Parisit

Sigurisht, asnjë diskutim rreth Parisit nuk mund të mbyllej pa përmendur Kullën Eifel, e cila tashmë ka një famë botërore (paradoksalisht ajo u ndërtua fillimisht si një strukturë e përkohshme dhe pati shumë kundërshtime në periudhën kur diskutohej ndërtimi i saj).

Kulla Eifel u ndërtua për Ekspozitën e Parisit të vitit 1889 dhe u hodh poshtë nga shumë njerëz në atë kohë si një monstruozitet i urryer. E megjithatë sot, nuk ka shumë vepra arkitekturore që konsiderohen kaq romantike dhe që janë vendi i kaq shumë propozimeve për martesë sa kulla Eifel.

• Ndërtuar në vitin 1889 për Ekspozitën e Parisit

• Përkujton Revolucionin Francez (ndërtuar për njëqindvjetorin e tij)

• Lartësia është 324 metra (Ndërtesa më e lartë deri në ndërtimin e Empire State Building)

Nuk ka shumë struktura të larta në Paris dhe Kulla Eifel është një nga ndërtesat e pakta ku keni mundësinë të shikoni të gjithë qytetin. Shkoni aty gjatë natës dhe shikoni se si shkëlqen Kulla Eifel, me 20,000 drita ari.

Përreth Kullës Eifel ndodhen Kopshtet e Kullës Eifel, të cilat janë rinovuar kohët e fundit me stilin e tyre romantik Belle Epoque. / The Travel, marre nga Monitor