Pse 23-vjeçarët mund të luajnë në Europianin U21? - Gazeta Express
string(48) "pse-23-vjecaret-mund-te-luajne-ne-europianin-u21"

Futboll

Gazeta Express

13/06/2025 14:21

Pse 23-vjeçarët mund të luajnë në Europianin U21?

Futboll

Gazeta Express

13/06/2025 14:21

Kampionati Evropian U21, i cili ka nisur këtë javë në Sllovaki, ka sjellë një vërejtje të zakonshme nga tifozët dhe opinionistët sportivë: si është e mundur që në një turne “nën 21 vjeç” po luajnë futbollistë që janë tashmë 22 apo edhe 23 vjeç?

Përgjigjja qëndron në mënyrën se si UEFA ka strukturuar rregullat e regjistrimit të lojtarëve, me qëllimin që futbollistët të kenë të drejtë të marrin pjesë në gjithë ciklin e turneut – nga fillimi i kualifikimeve deri në fazën finale.

Kështu, për edicionin e vitit 2025, lejohen të luajnë të gjithë ata që kanë lindur më 1 janar 2002 ose më pas, pasi ata kanë qenë 21 vjeç ose më të rinj në fillim të vitit kur nisën kualifikimet. Edhe pse sot ata janë më të rritur, përfshirja e tyre në fazën finale është plotësisht e ligjshme sipas kritereve të UEFA-s.

Turneu i sivjetmë përfshin 16 kombëtare, secila me nga 23 lojtarë – gjithsej 368 futbollistë. Nga këta, 205 janë 22 ose 23 vjeç, që përbëjnë rreth 55.7% të pjesëmarrësve. Po ashtu, 73 futbollistë janë 23 vjeç, ose 19.8% e totalit.

Këto të dhëna tregojnë qartë se mosha “U21” në këtë kontekst nuk është kufizim për ditën e ndeshjeve, por një pikë referimi e caktuar që nga nisja e kualifikimeve. Kjo u lejon federatave të ndërtojnë kontinuitet dhe stabilitet në përbërjen e ekipeve të tyre.