PSD: Qeveria Hoti t'i ndalë abuzimet me emërime, numri i zëvendësministrave ka shkuar mbi 45 - Gazeta Express
string(87) "psd-qeveria-hoti-ti-ndale-abuzimet-me-emerime-numri-zevendesministrave-ka-shkuar-mbi-45"

Gazeta Express

02/07/2020 15:07

PSD: Qeveria Hoti t’i ndalë abuzimet me emërime, numri i zëvendësministrave ka shkuar mbi 45

Gazeta Express

02/07/2020 15:07

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas emërimit të më shumë se 45 zëvendësministrave në Qeverinë Hoti.

Përmes një komunikate PSD-ja ka kërkuar nga qeveria që të ndalë abuzimet me emërimin e zëvendësministrave.

Lexo Edhe:

“Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45. Postet publike kurrë nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë. Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm”, thuhet në reagim.

Sipas PSD-së, Qeveria Hoti po vazhdon me planet e rehatimit të njerëzve nëpër pozita.

“Kjo qeveri, siç po e shohim, nuk ka asnjë plan të tillë dhe në mungesë të tij po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve. Një numër kaq i madh i zëvendësministrave në fakt tregon për mungesë të ideve e politikave. Por kjo logjikë është e zhdrejtë, numri i njerëzve të emëruar asnjëherë nuk është garanci për qeverisje më të mirë, më të drejtë e më cilësore”, thuhet tutje në reagimin e PSD-së. /GazetaExpress/