Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion në kryeqytet duke protestuar ndaj masave që ka marrë Qeveria e Kosovës. E ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, e quajti “Dr. Hipokriti”.
Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD’së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.
“Ajo që shprehim këtu është që ne nuk jemi kundër masave të qeverisë në tërësi. Por një nga masat që e kundërshtojmë është ora policore. Kjo masë është shabllon dhe jemi kundër”, ka thënë Molliqaj.
Në këtë aksion PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”. Kjo për shkak se për këtë të fundit u raportua gjatë ditës se para dy jave kishte marrë pjesë në tubime ku nuk respektoheshin masat anticovid.
Bëhet fjalë për një tubim të VV’së që në ambient të mbyllur ku festohej përvjetori i themelimit të Vetëvendosjes.
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...