PSD largon flamujt nga Qeveria, vendosin batanije në shtiza - Gazeta Express
string(58) "psd-largon-flamujt-nga-qeveria-vendosin-batanije-ne-shtize"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 14:02

PSD largon flamujt nga Qeveria, vendosin batanije në shtiza

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 14:02

Partia Socialdemokrate ka larguar flamurin e Kosovës nga oborri i Qeverisë së Kosovës, duke e zëvendësuar me batanije, raporton Express

Aktivistët e PSD-së janë duke zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, për shkak të krizës energjetike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.

PSD ka larguar flamujt që gjenden në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke vendosur batanije në vend të tyre.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se batanijet janë vendosur në shenjë të dorëzimit të Qeverisë Kurti, ndaj krizës energjetike.

“Sikurse flamuri i bardhë i cili është simbol i dorëzimit, qebet që kemi vendosur janë simbol i dorëzimit të Qeverisë Kurti ndaj krizës së energjisë elektrike. Kemi një kryeministër i cili na udhëzon që mënyra për t’u mbrojtur nga i ftohti është qebja. Në anën tjetër kemi ministren e ekonomisë Artane Rizvanolli e cila fajin e hedh tek njerëzit të cilët po e përdorin rrymën për komoditet”, ka deklaruar Kuçi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi është ngrohur me batanije.