PS siguron fitoren në Kurbin, Majlinda Cara qëndron në krye të bashkisë
Shqiperi
Gazeta Express
16/05/2023 8:11
Kurbini është një tjetër bashki e cila i ka dhënë një mandat të dytë kandidates së PS Majlinda Cara.
Sipas rezultateve nga KQZ, kandidatja e PS, Majlinda Cara ka mbyllur garën me 11381 vota, ose 51.22 %, kundrejt kandidatit të koalicionit BF, Behar Haxhiu që ka marrë 10840 vota ose 48.78 %.