PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, opozita protestoi jashtë Parlamentit - Gazeta Express
string(99) "ps-rrezon-me-82-vota-kerkesen-e-spak-per-arrestimin-e-ballukut-opozita-protestoi-jashte-parlamentit"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 12:11

PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, opozita protestoi jashtë Parlamentit

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 12:11

Maxhoranca ka rrëzuar me 82 vota kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Maxhoranca në raportin e saj argumentoi se pas largimit nga posti qeveritar, për Ballukun nuk qëndrojnë më pretendimet e SPAK-ut.

Në procesin e votimit ra në sy mungesa e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj si dhe ministrit Blendi Gonxhe.

Jashtë godinës së Kuvendit, opozita protestoi për më pak se dy orë dhe protestuesit u larguan pas një fjalimi të shkurtër të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Demokratët njoftuan protestën e ardhshme në 22 mars./TCh/

Advertisement
Advertisement
Advertisement