Në Bashkinë Dibër kandidojnë 3 emra për të drejtuar bashkinë. Deri tani janë numëruar 6 nga 99 kuti dhe kryeson kandidati socialist Rahim Spahiu me 64.6% të votave. Ndërsa kandidati i BF Ismail Uka është rreth 30.85% ndërsa kandidati i PD Naim Gazidede është 4.50%.
Në bashkinë Klos deri më tani janë numëruar 7 nga 27 kuti dhe kandidatja e Partisë Socialiste Valbona Kola, kryeson me 58.47% të votave, ndërsa rivali i saj Bedri Hoxha 41.53%.
Në Bashkinë Mat Agron Malaj i PS shkon drejt fitores me 12 kuti të numëruara nga 49 gjithsej, duek kryesuar me 67.29%, ndërkohë që rivali i tij Skender Gjuci i BF re3zulton me 32.71 % të votave.
Bashkia Bulqizë ka 49 qendra votimi dhe deri tani janë numëruar 10. Edhe këtu kryeson kandidatja e PS Festime Mjeshtri me 61.98 % të votave, ndërkohë që kandidati i koalicionit BF, Defrim Fiku rezulton deri më tani me 38.02%.
/Gazeta Express