PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi deri në 2 muaj pas deklaratave për Gonzaton - Gazeta Express
string(89) "ps-kerkon-perjashtimin-e-berishes-nga-kuvendi-deri-ne-2-muaj-pas-deklaratave-per-gonzaton"

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 12:45

PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi deri në 2 muaj pas deklaratave për Gonzaton

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 12:45

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesë zyrtare për marrjen e masës disiplinore ndaj kryedemokratit Sali Berisha, pas deklaratave publike të bëra në seancën plenare të 6 nëntorit 2025.

Sipas socialistëve, Berisha u shpreh në mënyrë fyese dhe denigruese ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato gjatë diskutimeve për ligjin “për Barazinë Gjinore”.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, grupi socialist vlerëson se veprimet e Berishës cenojnë jo vetëm dinjitetin personal të përfaqësuesit diplomatik, por edhe imazhin institucional të Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur parimet e etikës parlamentare të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit.

Ende pa nisur seanca e djeshme, Sali Berisha i parapriu diskutimeve për projektligjin, teksa për Gonzaton tha se nuk mund t’ia impononte orientimet e veta personale shoqërisë shqiptare.  

“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar”, tha Berisha. 

Duke qene se kjo deklarate nxiti debate, kryeministri Edi Rama, kerkoi falje duke shpërndarë edhe deklaratën e komisioneres.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Kos. 

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët”, shkroi Rama. 

Sa për Berishën, kreu i PD nuk u tërhoq, madje deklaratave i qëndroi edhe brenda sallës së Kuvendit.

“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do ju shpreh haptas në çdo rast”,- tha Berisha.