PS kërkesë KQZ- së për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale - Gazeta Express
string(67) "ps-kerkese-kqz-se-per-tu-regjistruar-ne-zgjedhjet-e-pjesshme-lokale"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 14:17

PS kërkesë KQZ- së për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 14:17

Partia Socialiste ditën e sotme ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars.

Në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anëtarët e KZAZ-ve për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, PS ka ndezur “motorët” e fushatës.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur të hënën  bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri, takimet me drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje. Takimi i parë ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë. Sipas burimeve për abcneës.al në takim u fol mbi kandidaturat e PS për bashkinë Lushnje.

Kryesisë i është propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa. Aktualisht Eriselda Sefa është kryetare e komanduar në këtë bashki.