PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, kryetar do të jetë Igli Hasani - Gazeta Express
string(102) "ps-i-heq-opozites-drejtimin-e-keshillit-kombetar-te-integrimit-europian-kryetar-do-te-jete-igli-hasani"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 16:14

PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, kryetar do të jetë Igli Hasani

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 16:14

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian do të drejtohet nga mazhoranca, teksa legjislaturën e kaluar drejtohej nga Jorida Tabaku e opozitës. Tashmë Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian do ta drejtojë Igli Hasani, ish-ministri i Jashtëm.

Drejtimi i këtij këshilli bëhet nga kryetari i komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, që në këtë legjislaturë i është besuar Igli Hasanit.Për këtë arsye, ai do të drejtojë edhe KKIE, njësoj siç ndodhte legjislaturën e kaluar nga Jorida Tabaku që drejtonte komisionin e jashtëm parlamentar.Ndërkohë që nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i takon opozitës, me konfigurimin e ri.