Partia Socialiste i është drejtuar KQZ-së me një shkresë zyrtare lidhur me deklaratën për shtyp të kandidatit të koaliconit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, ku solli në vëmendjen programin e tij elektoral teksa ju bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime.
Lexo edhe: Këlliçi thirrje qytetarëve: Votoni nëse doni që autobusin ta keni pa pagesë
Në shkresë, PS i drejtohet KQZ-së që të marrë masa për të dënuar shkeljen e Kodit Zgjedhor nga kandidati i “Bashkë Fitojmë“ për Tiranën.
“Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 Maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim“, thuhet në shkresë.

E njëjta kërkesë është bërë dhe për kandidatin e Elbasanit Luiçiano Boçi.

Ndërkohë lidhur me denoncimin nga PS, Boçi tha se janë shpifje.
“Ata e kanë bazuar fushatën në akuza. Jemi thirrur nga komisionerët tanë për shkak të trysnisë nga autoritete zyrtare bashkiake. Detyra jonë është të jemi në terren. Është shpifje nuk kemi trysnuar as kemi kërkuar votë,” tha ai.
/Gazeta Express
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...