Dy partitë kryesore në Shqipëri, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do të mbyllin sot zyrtarisht fushatën elektorale në Tiranë, në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen këtë të diel, më 11 maj.
Partia Socialiste ka paralajmëruar zhvillimin e aktivitetit përmbyllës në orën 19:00, në fushën pranë Parkut Olimpik, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe kandidatë të tjerë të kësaj force politike. Paralelisht, në të njëjtën orë, Partia Demokratike do të mbajë mitingun përmbyllës në Bulevardin e Ri, me pjesëmarrjen e liderit të saj dhe mbështetësve të shumtë.
Ndërkohë, partitë e reja opozitare përfunduan fushatën e tyre ditën e djeshme, duke kërkuar rrotacion politik dhe ndryshime thelbësore në drejtimin e vendit. Të dielën, qytetarët do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj në Kuvend.