Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pritet që të finalizojnë sot deri në mesnatë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.
Një ditë më parë Edi Rama deklaroi se do të bëjë një formatim të partisë me emra të rinj kandidatësh të cilët do të jenë në lista të mbyllura së bashku me drejtuesit e qarqeve. Ndërsa bashkëpunëtorët e tij të vjetër Rama ka vendosur që t’i sfidojë duke i lënë në listë të hapur.
Lista përfundimtare do të miratohet sot në orën 19:00 pasi në Partinë Socialiste do të mblidhet Kryesia. Nga ana tjetër Sali Berisha në këtë garë hyn me një koalicion me 25 parti të tjera që mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Ai u ka dhënë aleatëve 8 vende deputetësh në lista të sigurta.
Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareven do të jenë zyrtarisht në garë elektorale në listën përfundimtare që finalizohet pasditen e sotme po nga kryesia e PD.