Bashkimi Sovjetik rikthehet në skenë gjatë samitit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, që do të zhvillohet sonte në Alaskë.
Në delegacionin që shoqëron presidentin rus ndodhet edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të pazakontë për të.
Lavrov in Alaska with CCCP (USSR) on his shirt. But Western folks love being degraded by Putin and his mafia, so a suitable move. pic.twitter.com/9mUsnTYqav
— Isa Yusibov 🇪🇺 🇳🇱 🇺🇦 (@Isa_Yusibov) August 15, 2025
Lavrov u shfaq në bazën ushtarake të Anchorage i veshur me një bluzë sportive mbi të cilën besohet se ishte shkruar me shkronja të mëdha “СССР”, inicialet e Bashkimit Sovjetik të dikurshëm (të shkruara në germa cirilice). Një simbolikë e qartë që i referohet periudhës së Luftës së Ftohtë, në një ngjarje që mund të përbëjë një moment kyç në negociatat për t’i dhënë fund luftës që përfshin Rusinë./tvklan.al