Provizionet e bankave ranë deri në 50%, tarifat e reja më së voni deri në tetor - Gazeta Express
string(77) "provizionet-e-bankave-rane-deri-ne-50-tarifat-e-reja-me-se-voni-deri-ne-tetor"

Maqedoni

Gazeta Express

10/09/2025 14:54

Provizionet e bankave ranë deri në 50%, tarifat e reja më së voni deri në tetor

Maqedoni

Gazeta Express

10/09/2025 14:54

Për 50 për qind janë ulur kompensimet e bankave për qytetarët dhe për rreth 30% për kompanitë – njoftoi Banka Popullore.

Kompensimet e reja më të lira tashmë janë në zbatim në një pjesë të bankave, ndërsa të tjerat do të fillojnë me zbatimin e tarifave të reja më së voni deri në tetor të këtij viti.

Kjo pason pasi Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, kërkoi nga bankat që t’i ulin kompensimet për qytetarët dhe kompanitë, por edhe pasi Banka Qendrore i uli kompensimet për bankat.

Ndryshimet janë pjesë e vizionit më të gjerë të Bankës Popullore për digjitalizimin dhe modernizimin e sistemit të pagesave – thonë nga Banka Popullore.