Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani në emisionin “ZOOM” në TVM2 ka thënë se do të gjenden mekanizma adekuat që studentët provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe.
“Ne jemi ata që do t’i dalim zot kësaj çështje, Edhe kryetari Mexhiti edhe kryetari Kasami, jo një natë para protestës, por në vazhdimësi çështjen e kanë koordinuar për të realizuar dhe rregulluar këtë çështje. Prandaj shpalosëm se shumë shpejtë do të ketë zgjidhje. Dhamë afate se brenda 3 muajsh, çështja e provimit të jurisprudencës do të zgjidhet”, ka thënë Shabani.
Ai thotë se do të gjenden mekanizma adekuat që do t’u garantojë studentëve që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe.
”Sepse nuk mbaron gjuha shqipe me provimin e jurisprudencës, ne funksionojmë ndryshe, krejt kjo për të gjetur zgjidhje adekuate për implementim institucional të gjuhës shqipe që nesër mos të kemi probleme të këtilla”, ka thënë Shabani.
tag_katrorimaqedoni_2