Proteza e gjurit - Gazeta Express
string(16) "proteza-e-gjurit"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2021 13:10

Proteza e gjurit

Lajme

Gazeta Express

28/05/2021 13:10

Proteza e gjurit implantohet kur artikulacioni që lidh femurin dhe tibian, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme. Aplikimi i protezës ka për qëllim të rivendosë lëvizshmërinë dhe të lehtësojë dhembjen që shkaktojnë dëmtimet e rënda të gjurit.

Vendosja e protezës është një ndërhyrje invazive që kërkon edhe një fazë riaftësimi, por rezultatet janë mëse të kënaqshme. Pas operacionit, pacienti mund të kthehet në jetën normale, pa kufizime të veçanta.

Lexo Edhe:

Në përzgjedhjen e modelit më të përshtatshëm të protezës, kirurgu ortoped vlerëson mbi të gjitha moshën e pacientit dhe shëndetin e tij të përgjithshëm.

Patologjitë më të zakonshme, që e bëjnë të nevojshme vendosjen e protezës së gjurit janë:

• Osteoartriti

• Artriti reumatoid

• Hemofilia

Personat që i nënshtrohen më shpesh kësaj ndërhyrje janë mes moshës 60 dhe 80 vjeç. Kjo kategori është gjithashtu më e prekur nga osteoartroza dhe artriti reumatoid.

Objektivat që synon kjo ndërhyrje:

• Reduktim të dhembjes

• Përmirësim të lëvizshmërisë

• Përmirësim të aftësive motorike të personit të operuar

• Rritje e konsiderueshme të cilësisë së jetës

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
llhttps://ks.spitaliamerikan.com/ – Web