Protestuesit në ShBA nuk e respektojnë orën policore, dalin rrugëve edhe gjatë natës - Gazeta Express
string(83) "protestuesit-ne-shba-nuk-e-respektojne-oren-policore-dalin-rrugeve-edhe-gjate-nates"

Gazeta Express

03/06/2020 8:43

Protestuesit në ShBA nuk e respektojnë orën policore, dalin rrugëve edhe gjatë natës

Gazeta Express

03/06/2020 8:43

Mijëra njerëz që po protestojnë rreth vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në ShBA kanë qëndruar në rrugë edhe gjatë natës në qytete të ndryshme, duke e shkelur orën policore të vendosur nga autoritetet.

Në Atlanta, tensionet mes protestuesve dhe policisë u rritën para orës 21, kur hyri në fuqi ora policore. Policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit i sulmuan zyrtarët me shihe me ujë dhe fishekzjarrë.

Në Nju Jork, policët që u munduan t’i jepnin fund një dite të protestave paqësore arrestuan së paku 40 persona për shkeljen e orës policore që hyri në fuqi në orën 19. Disa protestues i plaçkitën dyqanet përreth Manhattan-it.

Policia u përball me rezistencën e protestuesve edhe në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington, pasi u përpoq që t’i zbrazte rrugët nga njerëzit afër Shtëpisë së Bardhë.

Pentagoni ka konfirmuar se rreth 1,600 trupa janë angazhuar për t’i ndihmuar autoritetet lokale që t’i mbajnë kryengritjet nën kontroll.

Shtetet e Bashkuar qe shtatë net me radhë po përballen me protesta pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestimit nga policia të hënën e 25 majit.