Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar, ditën e sotme prej orës 19:30, para Ministrisë së Brendshme qytetarët kanë nisur protestën
Ata kanë kërkuar drejtësi për Joanda Avdian, e cila u vra ndërsa po luante në breg të detit në plazhin e Potamit në Himarë, nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.
Në shenjë proteste qytetarët kanë lyer muret e Ministrisë së Brendshme me bojë të kuqe, si shenjë për të reaguar fort pas gjakut që uniformat blu po u marrin qytetarëve.
/Gazeta Express