Protestuesit e rrethojnë Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(42) "protestuesit-e-rrethojne-shtepine-e-bardhe"

Gazeta Express

31/05/2020 11:10

Protestuesit e rrethojnë Shtëpinë e Bardhë

Gazeta Express

31/05/2020 11:10

Kryengritja në Shtetet e Bashkuara ka arritur deri te pragu i Donald Trump-it pasi protestuesit janë përplasur me Shërbimin Sekret dhe policinë para Shtëpisë së Bardhë për ditën e dytë me radhë.

Duke brohoritur “Nuk po mund të marr frymë”, “Jeta e personave me ngjyrë ka peshë” dhe “Fu** Donald Trump”, qindra protestues e kanë rrethuar të shtunën Shtëpinë e Bardhë, e cila i ngjau një fortese më shumë se kurrë më parë në kujtesën e vonshme.

Lexo Edhe:

Veturat e blinduara të Shërbimit Sekret, bashkë me policinë e kryeqytetit dhe policinë e parqeve u radhitën para protestuesve, duke e formuar një barrikadë në kohën kur presidenti Trump u kthye nga një udhëtim në Florida, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Sheshi “Lafayette”, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë, u rrethua me barriera të hekurta.

Protestat para Shtëpisë së Bardhë filluan të premten, kur një grup prej qindra njerëzve u mblodh para vendbanimit të presidentit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se protestuesit mund të përballen me qen të dhunshëm dhe armë, të cilat mbaheshin nga Shërbimi Sekret.

Të shtunën, disa protestues qëndruan afër Shtëpisë së Bardhë, ndërsa të tjerët marshuan rrugëve duke brohoritur “Pa drejtësi e pa paqe” dhe “Thuaja emrin: George Floyd”. Turma ishte e zemëruar dhe disa folës kërkuan që marshuesit të qëndrojnë të qetë.

Të shtunën në mbrëmje, protestuesit i kaluan pengesat afër Shtëpisë së Bardhë dhe u futën në parkun që ndodhet afër saj, por policia ia largoi me mburoja, shkopinj e sprej. Protestuesit i dëmtuan disa automjete të Shërbimit Sekret.

Presidenti Trump ka bërë pak për ta qetësuar situatën. Postimet e tij në Tëitter të premten u kritikuan ashpër nga kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, e cila tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë po e përdor gjuhën e përçarësve gjatë epokës së luftës për të drejtat civile.

Në mbrëmjen e asaj dite, presidenti amerikan shkroi se udhëheqësit në Minneapolis do të duhej ta angazhonin më herët Gardën Kombëtare.

Shërbimi Sekret njoftoi të shtunën përmes një deklarate se gjashtë protestues janë arrestuar në Uashington dhe disa zyrtarë janë lënduar.