Protestuesit e pyesin ministrin: “Hekuran, a e ke marrë pagën ti?" - Gazeta Express
string(61) "protestuesit-e-pyesin-ministrin-hekuran-a-e-ke-marre-pagen-ti"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 11:25

Protestuesit e pyesin ministrin: “Hekuran, a e ke marrë pagën ti?”

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 11:25

Nga Komuna e Prishtinës deri te ndërtesa e Qeverisë, punëtorët e Trafikut Urban dhe ai privat kanë dalë për të protestuar lidhur me bllokimin e buxhetit për kryeqytetin.

Protestuesit po qëndrojnë para ndërtesës me pankarta në duar, ku kanë disa pyetje për ministrin në detyrë të Financave.

“Hekuran, a e ke marrë pagën ti?”, “Cili nga ju punon pa paga kaq kohë”, duke i bërë thirrje që “t’i lirojë mjetet” sepse “Prishtina është e të gjithëve”.

Bashkë me ta, në protestë është bashkuar edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.