Protestues hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut - Gazeta Express
string(52) "protestues-hyne-ne-piste-mbyllet-aeroporti-i-mynihut"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 9:46

Protestues hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 9:46

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh në orën 4:45 të mëngjesit.

Siç raporton Bild, për arsye sigurie, të gjitha fluturimet u ndërprenë.

Judith Beadle, e cila ishte e përfshirë në protestë deklaroi se me fluturimet e shtrenjta treni dhe transportet e tjera publike po shkatërrohen. 

“Kur rezervojmë një fluturim, ndihemi të turpëruar. Përgjegjësia i takon qartë qeverisë: ajo u jep linjave ajrore miliarda para taksash çdo vit, dhe në të njëjtën kohë treni dhe transporti tjetër publik po shkatërrohen”, u shpreh ajo për Bild, përcjell Klankosova.tv 

Aeroporti priste pushues të shumtë në fundjavën e parë të pushimeve, me një total prej rreth 350,000 pasagjerësh që priten nga e premtja deri të dielën. Aeroporti i Mynihut donte të kryente 2,860 fluturime gjatë kësaj kohe.

Policia tha se ka arrestuar tetë persona./Klan Kosova

Policia në pistë me një nga kaotikët klimatikë