Protestojnë pronarët e pishinave, paralajmërojnë se protestën tjetër do ta mbajnë në kufi me Shqipërinë - Gazeta Express
string(102) "protestojne-pronaret-e-pishinave-paralajmerojne-se-protesten-tjeter-do-ta-mbajne-ne-kufi-me-shqiperine"

Protestojnë pronarët e pishinave, paralajmërojnë se protestën tjetër do ta mbajnë në kufi me Shqipërinë

Gazeta Express

03/08/2020 20:37

Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse Qeveria nuk merr vendim, protestën e radhës do ta mbajnë në kufi me Shqipërinë.

Me përjashtim të atyre të mbyllura, pishinat në Kosovë nuk po lejohen të punojnë.

Lexo Edhe:

E pronarët e pishinave nuk janë aspak dakord  me këtë vendim.
Prandaj ata sot kane mbajtur një proteste, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke treguar se mirëmbajtja e tyre po u kushton e në anën tjetër nuk po mund të presin klientë.
Sipas tyre, vendimi i Qeverisë ka bërë që një pjesë e madhe e pishinave në vend të ndodhen në prag të falimentimit.
Paçarizi njoftoi se nëse ky vendim nuk anulohet, protesta e radhës do të jetë në kufirin me Shqipërinë.
Ata treguan se nga funksionimi i pishinave sigurohen të ardhurat për rreth 5 mijë persona, pasi një numër i madh i familjeve kanë të punësuar nëpër to.