Në burgun e Korfuzit, të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë zhvilluan një protestë pas kontrollit të ushtruar në qelitë e tyre disa ditë më parë, gjatë të cilit u gjetën disa telefona celularë.
Protesta u shoqërua me tensione, ku të burgosurit i vunë flakën dyshekëve dhe disa objekteve të tjera. Zjarri u shua pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe stafit të sigurisë së burgut.
Të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë pretendojnë se përballen me trajtim të pabarabartë dhe diskriminim për shkak të origjinës së tyre.