Protestë me automobila e VMRO-DPMNE-së në Shkup dhe në Shtip - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

23/10/2020 10:28

Protestë me automobila e VMRO-DPMNE-së në Shkup dhe në Shtip

Ballina

Gazeta Express

23/10/2020 10:28

VMRO-DPMNE për sot paralajmëron protestë të re me automobila kundër, siç thonë ata, mafies dhe për liri dhe drejtësi.

“Më 23 tetor – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, dita kur u formua Organizata Revolucionare Maqedonase, VMRO-DPMNE organizon protestë me automjete kundër mafies për drejtësi dhe liri. 127 vjet VMRO, 30 vjet VMRO-DPMNE. 127 vjet nga data e ndritshme për Maqedoninë, për mosbindjen maqedonase të treguar ndër shekuj, ditën kur fillon kryengritja e organizuar kundër tiranisë, momenti kur fillon lufta për liri, drejtësi dhe shtet. Sot ne kemi shtetin, por nuk kemi lirinë që duam, nuk kemi drejtësinë që na nevojitet, ne po luftojmë për ndjenjën kombëtare që po na mohohet”, thuhet në kumtesën e protestës.

Protesta do të fillojë në orën 12 nga QS Boris Trajkovski dhe QS Jane Sandanski dhe do të përfundojë para Kuvendit ku do të mbajë fjalim kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Pas fjalimit, protesta me vetura do të vazhdojë nga Shkupi për në Shtip përmes autostradës Goce Delçev, dhe në Shtip do të përfundojë para Shkollës së mësuesve ku mësonin Goce Dellçev dhe Damjan Gruev.