Protestat në SHBA, Trump bën gati ushtrinë: Kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat - Gazeta Express
string(96) "protestat-ne-shba-trump-ben-gati-ushtrine-kur-te-fillojne-plackitjet-do-te-nisin-edhe-te-shtenat"

Gazeta Express

29/05/2020 12:29

Protestat në SHBA, Trump bën gati ushtrinë: Kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat

Gazeta Express

29/05/2020 12:29

Dy ditë pas vdekjes së George Floyd, një burrë me ngjyrë, i paarmatosur, pas keqtrajtimit nga një efektiv policie, nuk kanë të ndalur protestat në disa qytete amerikane.

Në Mineapolis, ku edhe ndodhi ngjarja tragjike, protestuesit i kanë vënë flakën godinës së rajonit të Policisë.

Lexo Edhe:

Për të frenuar dhunën mësohet se mbi 500 trupa të Rojes Kombëtare janë nisur për në qytet.

Presidenti Donald Trump nuk ngurroi të kërcënonte protesuesit. “Mungesë e plotë udhëheqësie. Kryebashkiaku i të majtës radikale , Jacob Frey, ose të bëjë punën, pse do të fus në lojë Rojen Kombëtare”, tha Trump.

“Këta rrugaçë po çnderojnë kujtimin e George Floyd dhe nuk do të lejoj që kjo të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Walz dhe i thashë që ushtria është me të. Nëse has vështirësi, do ta marrim ne kontrollin, por kur të fillojnë plaçkitjet, do të nisin edhe të shtënat”.