string(90) "protesta0-e-bizneseve-rizvanolli-sulmon-oek-po-lobon-per-1-te-bizneseve-ska-bere-asnje-hap"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 13:11

Pas krahasimit të rëndë të Kurtit me barrikada, Rizvanolli sulmon OEK’un për protestën

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 13:11

Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, në një konferencë për media ka kritikuar Oden Ekonomike të Kosovës, rreth protestës së bizneseve të bërë sot në Prishtinë, lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Express.

Rizvanolli ka thënë se OEK nuk ka bërë asnjë hap për t’i përgatitur bizneset për tregun e lirë të energjisë.

Po ashtu, ajo ka akuzuar OEK se po mendon dhe lobon për 1% të bizneseve në ‘’kurriz’’ të 99% të bizneseve të tjera që janë me të vogla.

‘‘Oda Ekonomike që sot tentoi t’i bllokonte rrugët, po thotë ‘’shtyeni procesin dhe ne do përgatitemi për një vit’’, asnjë hap nuk janë gjendje ta thonë që e kanë bërë për t’i përgatitur bizneset për liberalizim të tregut për tetë vite që është shtyrë. A e dini çka nuk po ju tregojnë.  Ajo zgjidhja e tyre nuk është zgjidhje. Çka po thonë ata është mbani këto biznese më të mdhajat më të fuqishmet në treg të rregulluar. Kjo do të thotë që këto të hyjnë në tarifa për të gjithë, që të ketë rishikim tarifor të na u rriten tarifat gjithë familjeve. Oda Ekonomike ish dashtë me tregu pse mënon e lobon për 1% , në kurriz të 99% të bizneseve që janë më të vogla e më të pafuqishme. Është detyrë e po e tyre me fol me bizneset. Oda Ekonomike e Kosovës që sot ka vendosur ta bartë problemin jo veç figurativisht dhe në media tek qytetarët por edhe t’i bllokoi rrugët, nuk ka ndërmarrë asnjë hap për me i përgatit bizneset. Ata po thonë mos t’i paguajnë këta të mëdhenjtë energjinë që e konsumojnë, ta paguajmë ne të gjithë, 99% bizneseve të vogla edhe familjet’’, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress