Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë - Gazeta Express
string(80) "protesta-ne-tirane-perpara-kryeministrise-tensione-mes-protestuesve-dhe-policise"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2026 20:21

Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë

Lajme

Gazeta Express

17/01/2026 20:21

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, organizoi këtë të shtunë një protestë përpara godinës së Kryeministrisë, ku qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së tij.

Gjatë fjalës së mbajtur para protestuesve, Lapaj i bëri apel qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënë fund, sipas tij, qeverisjes së Edi Ramës. Ai e cilësoi situatën në Shqipëri si një “shtet turpi” dhe deklaroi se një qeveri që, sipas tij, është vënë në shërbim të krimit, duhet përballur me një reagim të fortë dhe të organizuar.

Protesta zgjati për disa orë dhe u zhvillua nën masa të shtuara sigurie. Gjatë saj nuk munguan edhe momente tensioni, ku një punonjës policie u godit nga një qese me miell. /tch

Advertisement
Advertisement
Advertisement