Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiqit - Gazeta Express
string(75) "protesta-ne-te-gjithe-serbine-ne-novi-sad-thyhen-zyrat-e-partise-se-vuciqit"

Gazeta Express

14/08/2025 21:44

Protesta në të gjithë Serbinë, në Novi Sad thyhen zyrat e partisë së Vuçiqit

Gazeta Express

14/08/2025 21:44

Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon kalimin drejt objektit të partisë së Aleksandar Vuçiq.

Qytetarët u mblodhën para ambienteve të SNS-së në rrugën Knez Milosh, jo shumë larg Shtabit të Përgjithshëm, ku u pritën nga një kordon i policisë.

Aktivistët e SNS-së së Vuçiq janë gjithashtu në vendngjarje, dhe një konflikt verbal është zhvilluar midis protestuesve dhe policisë, si dhe protestuesve dhe aktivistëve të SNS-së.

Qytetarët janë mbledhur në Nemanjina, në rreth-rrotullimin pranë GO Novi Beograd dhe tek Autokomanda.

Edhe në Novi Sad, filloi një tubim qytetarësh para ambienteve të Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencë.

Ndërkohë janë thyer zyrat e partisë së Aleksandar Vuçiq në këtë qytet. Në hapësirat e zyrës nuk kishte anëtarë të partisë së Vuçiq