Minatorët e Spaçit kërkojnë rikthimin në punë dhe plotësim kërkesave. Ata janë shprehur të gatshëm të nisin negociatat me Ministrinë përgjegjëse për marrëdhëniet e punës, në një përballje të parë zyrtare me punëdhënësin, në praninë e autoriteteve shtetërore.
Sipas përfaqësuesve të tyre, qëndrimi i minatorëve mbetet i palëkundur në përpjekjen për të realizuar kërkesat e tyre, të cilat i konsiderojnë të drejta, ligjore dhe minimale.
Ata theksojnë se janë të vendosur të shkojnë deri në fund për të arritur një zgjidhje të drejtë. Sindikata ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet derisa kërkesa e saj kryesore të plotësohet.