Protesta në shesh, Gucati: Specialja po gjykon aleatët e NATO’s, është gjykatë e njëanshme anti UÇK e anti Kosovë - Gazeta Express
string(109) "protesta-ne-shesh-gucati-specialja-po-gjykon-aleatet-e-natos-eshte-gjykate-e-njeanshme-anti-uck-e-anti-kosove"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 17:27

Protesta në shesh, Gucati: Specialja po gjykon aleatët e NATO’s, është gjykatë e njëanshme anti UÇK e anti Kosovë

Lajme

Gazeta Express

07/08/2025 17:27

Hysni Gucati nga OVL UÇK ka mbajtur një fjalim me të nisur protesta kundër Speciales. Ai ka thënë se kjo gjykatë po gjykon aleatët e NATO’s,  Hashim Thaçin, Kadri Veselin, bacin Jakup Krasniqin dhe  Rexhep Selimin, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar edhe se Specialja është gjykatë e njëanshme, anti UÇK, anti shtetit të Kosovës.

‘‘Të nderuar të pranishëm sot veteranët e UÇK-së i kemi bërë shumë krenarë që jemi bashkuar këtu kundër padrejtësisë së Speciales. Kjo gjykatë ne e  dimë që është gjykatë e njëanshme, anti-UÇK, anti-shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë kur është rrezikuar identiteti ynë, dhe jemi bërë bashkë edhe sot sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë, po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Specialja e ka devijuar misionin e saj. Specialja po deformon historinë tonë, nën petkun e drejtësisë të cilën e ka përdhosur kjo gjykatë po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri dhe dinjitet. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rremë sikurse Kosova është çliruar kriminelët, ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, UÇK bashkë me  NATO-n, në krye me Amerikën kanë çliruar Kosovën nga kriminelët e Beogradit. Sot kjo gjykatë në Hagë po gjykon aleatët e NATO’s,  Hashimin, Kadrinë, baçin Jakupin, Rexhep Selimin.”, ka thënë ai. /GazetaExpress