Protesta në Rusi gjatë zgjedhjeve parlamentare - Gazeta Express
string(46) "protesta-ne-rusi-gjate-zgjedhjeve-parlamentare"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 20:46

Protesta në Rusi gjatë zgjedhjeve parlamentare

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 20:46

Qytetarët po u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare tre ditore të cilat po mbahen në Rusi.

Pavarësisht rënies së ndjeshme në sondazhe zgjedhjet pritet të fitohen nga partia aktuale në pushtet Rusia e Bashkuar me në krye Presidentin Vladimir Putin.

Lexo Edhe:

Disa qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të protestuar kundër përjashtimit të opozitës nga zgjedhjet parlamentare.

“Unë nuk besoj në ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve. Edhe pse kam qenë anëtar i komisionit zgjedhor për pesë vite deri në vitin 2018, nuk kam besim. Të gjithë ato autoritete që e quajnë veten të tillë dhe e konsiderojnë veten të tillë, në opinion tim , janë thjesht dekor, nisur nga gjykatat tek prokurorët dhe të tjerët. Nuk ka fare respekt për të drejtat tona”.

Aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, rrjeti i të cilit u ndalua si ekstremist këtë vit, kanë pohuar një goditje gjithëpërfshirëse parazgjedhore dhe janë ndaluar të marrin pjesë.

“Zgjedhjet pa opozitë janë një krim nga ana e KQZ’së, sepse ata hoqën kandidatë të tillë si Bondarenko, Grudinin, kandidatë nga Navalny”.

Aleatët e Navalny  të cilët i kanë cilësuar këto zgjedhje si të pandershme i kanë kërkuar qytetarëve të votojnë për kandidatët e Partisë Komuniste.

Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë e cila kërkon mosnjohen e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare ruse, nëse do të shkelen normat ndërkombëtare por Rusia i ka kërkuar BE-së të mos ndërhyjë në zgjedhjet e brendshme.

Për herë të parë në gati tre dekada nuk ka vëzhgues të organizatës  për siguri dhe bashkëpunim në Europë, OSBE për këto zgjedhje të cilat do të përfundojnë më 19 shtator.