"Protesta në nivel kombëtar", Shoqata e Transportit të Udhëtarëve thirrje qeverisë për të rinisur punën - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2020 19:00

“Protesta në nivel kombëtar”, Shoqata e Transportit të Udhëtarëve thirrje qeverisë për të rinisur punën

Shqiperi

Gazeta Express

06/06/2020 19:00

Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit, ka reaguar sot për situatën në të cilën ndodhet ky sektor pasi prej tre muajsh vijon të mbeten pa punë.

Shoqata kërkon që edhe transporti publik të bëhet sërish funksional.

Ndër të tjera ata shprehen se do nisin protesta, nëse qeveria nuk merr masa për të lejuar nisjen e aktiviteti.

DEKLARATA E PLOTË

Shoqata jonë, përfaqësuese e operatorëve kombëtarë të Transportit të udhëtarëve, kërkon t’ju bëjë me dije lidhur me situatën aktuale të aktivitetit të Transportit si një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë tonë kombëtare. Përpjekjet tona kanë ndjekur njëra-tjetrën. Hapi yni i rradhës, është shkresa zyrtare e fundit dërguar Kryeministrit Rama dhe ministrave përkatës, lidhur me qëndrimet tona sa i përket funksionimit të sektorit tonë post Covid-19!

Aktiviteti ynë vazhdon i pezulluar nga masat e Covid-19, duke mos patur në të kaluarën e mos marrë mbështetje nga shteti në asnjë formë suporti, përveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet. Ndërkohë në emisionin Opinion TV Klan të datës 04/06, kryeministri Rama deklaron se çdo aktivitet është hapur.

Kërkojmë dashamirësisht pasqyrimin nga ju të kërkesave tona, që ky biznes të mund të ketë një frymëmarje në këtë situatë e moment tepër të vështirë, ku vijmë nga një e kaluar të lënë të braktisur dhe harruar nga strukturat kompetente shtetërore, përballë konkurencës së pandershme e të paligjshme me flotat informale e jo vetëm. E ardhmja e aktivitetit tonë duket e zymtë. Ne kërkojmë të fillojmë aktivitetin e të vazhdojmë me korrektësi punën tonë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, me shpresën se me të njëjtën korrektësi e standart, do t’na përgjigjen strukturat e shtetit të së drejtes në TE DREJTEN tonë! Në rast se kërkesat tona do të injorohen, ne do të jemi të detyruar të përshkallezojmë qëndrimet tona në nivel kombëtar.’ Ju faleminderit paraprakisht. Me shume respekt; Drejtuesit e shoqates se trasportit te udhetareve: Dashnor Memaj – Eneo Sulejmanaj.