Protesta në Afganistan, talibanët dëbojnë qytetarët nga shtëpitë për të strehuar luftëtarët - Gazeta Express
string(90) "protesta-ne-afganistan-talibanet-debojne-qytetaret-nga-shtepite-per-te-strehuar-luftetaret"

Protesta në Afganistan, talibanët dëbojnë qytetarët nga shtëpitë për të strehuar luftëtarët

Gazeta Express

14/09/2021 23:39

Protesta të mëdha kanë shpërthyer kundër talibanëve në Kandahar, pasi më shumë se 3000 familje janë nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre për të strehuar në to luftëtarët e tyre.

Protestuesit u grumbulluan përpara shtëpisë së guvernatorit të Kandaharit, pasi shumë prej familjeve iu është dhënë afat 3 ditë për të lëshuar banesën e tyre ndonëse jetojnë atje prej dekadash.

Lexo Edhe:

Nga fotot e publikuara në media të ndryshme shihen protestuesit që marshojnë me duar e ngritura lart për të dhënë një mesazh dorëzimi.