Protesta e opozitës, reagon Ambasada e Gjermanisë në Tiranë - Gazeta Express
string(58) "protesta-e-opozites-reagon-ambasada-e-gjermanise-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:14

Protesta e opozitës, reagon Ambasada e Gjermanisë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

23/03/2026 10:14

Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë, duke dënuar dhunën që siç thuhet është e papranueshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna është e papranueshme.

Ambasada thotë se inkurajon partitë politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagim.

reagimi i ambasades

Advertisement
Advertisement
Advertisement