Protesta e dytë pas tragjedisë së Himarës, qytetarët: Duam drejtësi për Jonadën - Gazeta Express
string(77) "protesta-e-dyte-pas-tragjedise-se-himares-qytetaret-duam-drejtesi-per-jonaden"

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 20:02

Protesta e dytë pas tragjedisë së Himarës, qytetarët: Duam drejtësi për Jonadën

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 20:02

Protesta e dytë pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu më 2 gusht në Himarë, mbahet sot para Ministrisë së Brendshme.

Protesta e kësaj të hëne vjen 4 ditë pas protestës së zhvilluar para Ministrisë së Brendshme nga qytetarët, të cilëve iu bashkuan PD dhe  Partia e Lirisë.

Lexo Edhe:

Ashtu si një javë më parë, gjatë prtotestës qytetarët kanë kërkuar sërish dorëheqjen e Ministritë të Brendshëm Bledi Çuçi, të Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Sipas qytetarëve kryeministri Rama në vend të propagandës për turizmin, duhet të shkarkojë menjëherë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse, ata që nuk arritën dot të mbronin jetën e Jonadës 7-vjeçare.

“Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por ne dështuam. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen”, u shpreh një nga qytetaret në protestë.

Mes parullave e thirrjeve të ndryshme, një prej tyre bën thirrje për të marrë fëmijët me vete e një tjetër teksa kërkon drejtësi për Jonadën, bën thirrje për të protestuar, mbrojtur dhe vrarë frikën bashkë.

/Gazeta Express