Nga ora 10:00 deri në ora 12:00, bizneset do të protestojnë në Prishtinë për shkak të pakënaqësive lidhur me procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike.
Tashmë kamionët kanë nisur të rreshtohen për bllokadë. Në videon live të Prishtinë, shihet kolona e këtyre kamionëve që po bëhen gati për bllokadën e paralajmëruar.
Protesta do të zhvillohet në këto pika kryesore:
Veterniku – hyrja për në qytet
Rrethi te Kazerma – drejtimi Fushë Kosovë – Prishtinë
Rrethi i Arbërisë – drejtimi Mitrovicë – Prishtinë
Vranjevci – Sharbanët – drejtimi Podujevë – Prishtinë
Policia e Kosovës do të jetë e pranishme në terren për të siguruar rendin dhe sigurinë publike, si dhe për të menaxhuar trafikun dhe riorientuar automjetet drejt rrugëve alternative.