Prostitucioni është i paligjshëm në Shqipëri.
Megjithatë gjatë emisionit Opinion, është publikuar një material që tregon se në vitin 1922 qeveria Ypi e ka legalizuar.
Fotoja më poshtë tregon edhe rregullat që ekzistonin në atë kohë.
Ligji:
“Çdo kurvë duhet të regjistrohet në regjistrin e veçantë të policisë.
Ky regjistër përmban emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes së kurvës, dëshminë, datën e fillimit të marrjes me këtë profesion si edhe vendbanimin.
Në këtë regjistër duhet të shënohet çdo ndryshim në jetën e “kurvënies”, çdo sëmundje, çdo shtrim në spital dhe çdo dënim që ka marrë si edhe nëse heq dorë nga profesioni në një datë të caktuar.
Çdo kurvë duhet t’i nënshtrohet vizitës.”