Prostitucion në Vlorë, arrestohen dy kineze, në kërkim tutorja - Gazeta Express
string(60) "prostitucion-ne-vlore-arrestohen-dy-kineze-ne-kerkim-tutorja"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:46

Prostitucion në Vlorë, arrestohen dy kineze, në kërkim tutorja

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 10:46

Aktiviteti ilegal i shfrytëzimit të prostitucionit zhvillohej në një apartament të marrë me qira.

Policia e Vlorës ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit me shtetase kineze në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas policisë, aktiviteti ilegal i shfrytëzimit të prostitucionit zhvillohej në një apartament të marrë me qira.

Policia ka identifikuar tutoren dhe organizatoren, një 36-vjeçare kineze me iniciale M.Y., e akuzuar për trafikim të personave të rritur.

Ndërsa në pranga kanë rënë dy gra kineze që ushtronin prostitucion, Q.Zh. 49 vjeçe dhe X.L. 42 vjeçe.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy klientë, një 38-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar italian, të dy klientë.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetase kineze, e dyshuar si organizatore e veprimtarisë kriminale.

Zbulohet apartamenti ku ushtrohej prostitucioni, procedohen penalisht 2 shtetase të tjera të huaja që ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.