Prostitucion në Durrës, arrestohet tutorja nga Armenia, procedohet 22-vjeçarja dhe 3 të tjerë - Gazeta Express
string(91) "prostitucion-ne-durres-arrestohet-tutorja-nga-armenia-procedohet-22-vjecarja-dhe-3-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 11:14

Prostitucion në Durrës, arrestohet tutorja nga Armenia, procedohet 22-vjeçarja dhe 3 të tjerë

Lajme

Gazeta Express

18/01/2026 11:14

Një 52-vjeçare nga Armenia është arrestuar nga policia pasi organizonte prostitucion në Durrës, duke shfrytëzuar edhe një 22-vjeçare nga Peruja.

Mësohet se kjo e fundit është vënë nën hetim nga blutë, së bashku me 3 persona të tjerë, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këto shtetase të huaja kishin marrë me qira dy apartamente për ushtrimin e prostitucionit në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.
Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement