Policia ka zbuluar dhe goditur një rast prostitucioni me shtetase kineze në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku aktiviteti zhvillohej në një apartament të marrë me qira.
Gjatë operacionit u arrestuan dy gra kineze, 49 dhe 42 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion kundrejt pagesës. Po ashtu, u ndaluan edhe dy klientë: një shtetas shqiptar 38 vjeç dhe një shtetas italian 25 vjeç.
Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçare me shtetësi kineze, e dyshuar si organizatore e aktivitetit dhe e akuzuar për trafikim të personave të rritur.
Ky është një tjetër rast i përsëritur i shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion në Shqipëri. Materialet janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e organizatores dhe zbardhjen e plotë të rrjetit.