Prosper kthehet në sallë kah Thaçi: Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo - Gazeta Express
string(114) "prosper-kthehet-ne-salle-kah-thaci-ju-besoni-se-ky-si-29-vjecar-iu-hodhi-hi-syve-rubinit-e-clarkut-sigurisht-qe-jo"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 16:10

Prosper kthehet në sallë kah Thaçi: Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 16:10

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Richard Pierre Prosper, në fjalën e tij në kuadër të deklarimeve përmbyllëse ka shpartalluar përpjekjen e Prokurorisë së Hagës për të zhvleftësuar dëshmitë e dëshmitarëve ndërkombëtarë si James Rubin e Wesley Clark, shkruan Gazeta Express.

Prosper është marrë me deklaratën e prokurorit Halling i cili dje gjatë fjalës përmbyllëse të Prokurorisë ka thënë se Rubin e Clark s’kanë pasur informacionet e sakta për situatën në Kosovë, meqë Thaçi ua ka maskuar realitetin.

Avokati Prosper është kthyer për një moment kah Thaçi duke thënë se s’është e mundur që një 29 vjeçar, student e dikur emigrant në Zvicër, të mashtrojë zyrtarë të lartë si Rubin e Clark.

“Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo”, thotë Prosper./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement