Propozohen zyrtarisht Konjufca e Mulhaxha, a po votohet për Presidentin pa e pasur kuorumin prej 80 deputetëve - Gazeta Express
string(109) "propozohen-zyrtarisht-konjufca-e-mulhaxha-a-po-votohet-per-presidentin-pa-e-pasur-kuorumin-prej-80-deputeteve"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 22:51

Propozohen zyrtarisht Konjufca e Mulhaxha, a po votohet për Presidentin pa e pasur kuorumin prej 80 deputetëve

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 22:51

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se 66 deputetë janë në sallë dhe në vazhdimësi po i fton deputetët e opozitës që të bëhen pjesë e seancës.

Derisa ndodhen në pritje të Komisionit për Legjislacion për paraqitjen e një raporti, salla e Kuvendit të Kosovës ndodhet në qetësi.

Fillimisht, Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, para deputetëve ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për president, Glauk Konjufca, duke ftuar deputetët të votojnë.

Më pas prezentimin e Fatmire Mulhaxha Kollçaku e bëri deputeti tjetër i VV-së, Arban Abrashi.

Afati kushtetues i presidentti përfundon sonte në ora 23:59, teksa akoma mbetet e paqartë nëse do votohet pa pasur kuorum.

Advertisement
Advertisement
Advertisement